Welcome to Struga
Riverview Hotel

Located in the heart of Struga, Riverview Hotel offers modern comfort and stunning views. Enjoy cozy accommodations, excellent dining, and facilities for events, workshops, and outdoor adventures. Your perfect stay by the river awaits!

Experience the Warm Ambiance of Buz' Lumit

Nestled along the Drim River near Struga’s iconic ‘Bridge of Poetry,’ Buz’ Lumit offers serene views, a warm ambiance, and unforgettable dining experiences. Perfect for gatherings, romantic evenings, or peaceful moments in nature.

Find Us

Hubs & Camps

We organize group activities and multi-day camps with facilities like a conference room, full-board meals, and central accommodation. Enjoy activities like swimming, sports, and hiking.

Discover Beautiful Struga

Testimonial

What They Say

Struga Riverview Hotel offers a perfect blend of comfort, elegance, and breathtaking river views – a truly unforgettable stay!
Sengul United States of America
Buz’ Lumit offers a perfect blend of stunning riverside views and a cozy atmosphere – an unforgettable dining experience!
Merita Albania
Exceptional service, stunning location, and a warm atmosphere – Struga Riverview Hotel is a true gem by the river!
Dejan Macedonia

Reservation

Telephone Reservations

KËRKESË PËR OFERTË (RF)

Titulli i projektit: Zhvillimi i Aplikacionit Web
Referenca: LIVEMK/RFO/DEV/2025-01
Data e publikimit: [Shëno datën]
Afati për dorëzim të ofertave: Jo më vonë se 15 ditë kalendarike nga data e publikimit

I. INFORMACION I PËRGJITHSHËM

Organizata ASP RIVER GROUP, si përfitues i grantit të projektit “LIVEMK – Building up community of live music and regional cooperation”, financuar nga Agjencia Ekzekutive Evropiane për Arsim dhe Kulturë (EACEA) në kuadër të programit Music Moves Europe, ka për qëllim ndërtimin e një platforme digjitale për rritjen e kapaciteteve të skenës së muzikës live në Maqedoninë e Veriut dhe rajon.

Në këtë kuadër, ftojmë të gjithë operatorët e interesuar (kompani apo ekipe të pavarura profesionale) të dorëzojnë ofertat e tyre teknike dhe financiare për ndërtimin dhe zhvillimin e platformës digjitale (aplikacion web dhe mobil), sipas specifikimeve teknike dhe funksionale të mëposhtme.

II. QËLLIMI I PLATFORMËS

Platforma synon të shërbejë si një hub digjital për komunitetin e muzikës live, ku:
- Venue-t dhe organizatorët mund të publikojnë dhe promovojnë evente,
- Artistët mund të krijojnë profile dhe të ndërlidhen me organizatorë,
- Përdoruesit (publiku) mund të shfletojnë, ndjekin dhe blejnë bileta për evente.

Platforma do të përfshijë një faqe web (për desktop dhe tablet), një aplikacion mobil (për iOS dhe Android),

III. KËRKESAT FUNKSIONALE

Autentifikimi Social (Google dhe Facebook)

Mundësia e hyrjes për përdoruesit përmes llogarisë në Google ose Facebook. Menaxhim i të dhënave personale sipas rregulloreve të privatësisë (GDPR).

Sistemi i përdoruesve me role të ndara

Të paktën 3 role të identifikuara: Organizator, Artist, Përdorues i thjeshtë. Secili rol ka akses të veçantë në funksionalitete dhe panel personal.

Shtimi i të dhënave për ambientet (venue-t)

Organizatorët shtojnë informacione mbi vendet ku mbahen ngjarjet (emër, adresë, kontakt, foto, kapacitet, përshkrim). Lokacioni të shfaqet me integrim të hartës (Google Maps apo alternativë).

Sistemi i menaxhimit të eventeve (CRUD)

Organizatorët mund të krijojnë, editojnë dhe fshijnë eventet e tyre. Për çdo event kërkohet përshkrimi, data, ora, vendi, çmimi i hyrjes, kategoria, fotot dhe video.

Faqe e dedikuar për çdo event

Prezantimi i plotë i eventit me të dhëna, galeri, vendndodhje, artistë pjesëmarrës dhe butona për ndarje në rrjetet sociale.

Lista e eventeve dhe algoritmi i renditjes

Eventet të shfaqen në një listë të filtrueshme. Algoritëm për renditje sipas datës, vendndodhjes, popullaritetit ose eventeve të sponsorizuara.

Arkivim automatik i eventeve të përfunduara

Eventet e përfunduara të zhvendosen automatikisht në arkivë për kërkim të mëvonshëm.

Integrim sherbimi

Të mundësohet blerja e biletave ose promovimi përmes kartelave bankare. Implementimi i një sistemi të sigurt të pagesave (Stripe, PayPal ose integrim lokal bankar).

Kalendar interaktiv i eventeve

Vizualizim i datave në kalendar me mundësi për klikim dhe detaje të eventit për çdo ditë.

Njoftime në kohë reale (Socket.io)

Push notifications për përdoruesit për evente të reja, ndryshime në orar ose oferta.

Filtra të avancuar për kërkimin e eventeve

Kërkim dhe filtrim sipas datës, qytetit, zhanrit muzikor, artistit ose çmimit të hyrjes.

Ndaje eventin në rrjete sociale

Ndaje me një klikim në Facebook, Instagram, WhatsApp, X (Twitter), etj.

IV. INFRASTRUKTURA TEKNIKE

1. Hosting në Amazon Web Services (AWS): Përdorimi i një instance EC2 për hostim, me sistem backup-i të përditshëm dhe monitorim të ngarkesës.
2. AWS S3 për ruajtjen e fotografive dhe skedarëve: Multimedia e ngarkuar nga përdoruesit të ruhet në mënyrë të sigurt dhe të qasshme.
3. AWS RDS ose alternativë për bazën e të dhënave: Baza e të dhënave duhet të jetë e strukturuar për kërkim të shpejtë dhe sigurim të integritetit të të dhënave.

V. ZHVILLIMI I APLIKACIONIT MOBIL

Të ndërtohen aplikacione për iOS dhe Android të lidhura me API-të e platformës web. UI/UX të dizajnuar posaçërisht për pajisje mobile, optimizim për përdorim me një dorë dhe për internet me shpejtësi të ulët. Të përfshihen njoftime push dhe qasje në të gjitha funksionalitetet bazë të platformës.

VI. SIGURIA DHE OPTIMIZIMI

Implementimi i masave të sigurisë si HTTPS (SSL), mbrojtje nga sulmet DDoS dhe monitorim të aktiviteteve. Platforma web të jetë e optimizuar për shpejtësi dhe SEO, dhe aplikacionet mobile të jenë të përgatitura për listim në App Store dhe Google Play.

VII. MBËSHTETJE DHE MIRËMBAJTJE

Të përfshihet një periudhë 12 mujore e mbështetjes teknike që përfshin mirëmbajtje, përditësime, ndihmë teknike dhe zgjidhje të problemeve. Përfshirja e një mekanizmi për bug tracking dhe reagim brenda afateve të arsyeshme është e detyrueshme.

VIII. DORËZIMI DHE DOKUMENTACIONI

Zhvilluesi i përzgjedhur duhet të dorëzojë kodin burimor, dokumentacion teknik, manuale për përdorues dhe administratorë, si dhe udhëzime për përdorim dhe mirëmbajtje. Gjithashtu, të përfshihet një plan trajnimi për ekipin e menaxhimit të platformës.

IX. KRITERET E PËRZGJEDHJES

1. Përvoja e mëparshme në projekte të ngjashme
2. Kreativiteti dhe qartësia në qasjen teknike
3. Koha e dorëzimit dhe planifikimi i punës
4. Kapaciteti për mirëmbajtje dhe suport
5. Oferta financiare e justifikuar për kompleksitetin e punës
6. Referenca ose dëshmi nga klientë të mëparshëm

X. SI TË APLIKONI

Dërgoni ofertën tuaj teknike dhe financiare në adresën zyrtare: [[email protected]], ose dorëzoni fizikisht në: ASP River Group, Kej Boris Kidriç 29, Strugë, Maqedonia e Veriut.

Afati i fundit për dorëzim të ofertave: [shkruaj datën – 15 ditë pas publikimit].

XI. DOKUMENTACIONI QË KËRKOHET

- Prezantimi i ekipit/kompanisë
- CV ose portfolio e ekipit kyc
- Përshkrimi teknik i qasjes suaj
- P
- Oferta financiare (e detajuar)
- Referenca kontakti (opsionale)

XII. KONTAKT

Për çdo pyetje shtesë kontaktoni në:
Email: [email kontaktues]
Telefon: [numër telefoni]

This will close in 0 seconds